Galliani e ka ende peng: VAR-i na jepte titullin te goli i Muntarit, madje dhe shumë Skudeto të tjera

VAR-i ka krijuar gjithmonë polemika në Itali, sidomos në kohët e fundit. Ajo që ndodhi në Napoli-Atalanta ishte një skandal i madh, madje duke sjellë edhe reagimin e politikës italiane, që kërkon shpjegime për gjithçka ndodhi.

Ndërkohë ish-drejtori i Milanit, Galliani, e ka ende peng atë rast flagrant kur topi hyri në rrjetë nga Muntari ndaj Juventusit dhe nuk u akordua. Madje drejtori sportiv aktualisht i Monza-s, është shprehur se edhe shumë Skudeto të tjera mund ta pasonin klubin e njohur italian.

“VAR-i po punon mirë, megjithëse ka vend për përmirësim. Nëse do të ishte VAR-i te goli i famshëm i Muntarit, atëherë do të kishim fituar Skudeton në 2012. Madje kush e di, ndoshta edhe disa Skudeto të tjera më vonë”, ka thënë Galliani. /Sport Ekspres/