Gallatë pa limit, video e Mustafit bëhet hit në internet

Shkodran Mustafi nuk shquhet për aftësitë e tij teknike. Mbrojtësi i Arsenalit ka fituar një popullaritet te tifozët e “topçinjve”, por jo gjithmonë për mirë.

Një fans i lojtarit ka krijuar një video ku ka përmbledhur pothuajse çdo gafë që 26-vjeçari ka bërë me fanellën e ekipit londinez. Llogaria në “twitter” e fansit quhet “Cult of Mustafi” (në shqip: Kulti i Mustafit), pra dallohet që kemi të bëjmë me një person shumë të devotshëm.

Muzika në sfond është perfekt gjithashtu, “Survivor – Eye Of The Tiger”, ndërsa nuk mungojnë as efektet e animuara.

One thought on “Gallatë pa limit, video e Mustafit bëhet hit në internet

  1. I marrshit te ligat Shkodranit. Ai eshte kampion Bote dhe luan per Arsenal thujase cdo ndeshje, e tipi qe e ka bere videon enderron ta takoje nje dite dhe ti nenshkruaj nje fanele.
    Get a life!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *