Gallatasaraj tërbohet në fund, Cikalleshit i shuhet ëndrra

0

Finalja e Kupës së Turqisë mes Akhisarsporit dhe Gallatasarajt ishte spektakolare. Sulmuesi kuqezi, Sokol Cikalleshi, u aktivizua vetëm në minutat e fundit, në një ndeshje që ishte shumë e luftuar. Skuadra e Akhisarspori arriti të kalojë e para në avantazh, me Manu që kaloi në epërsi ekipin e tij në minutën e 56’.

Dukej se ekipi i Cikalleshit do të bënte surprizën e madhe, por Gallatasaraj u zgjua në 10 minutat e fundit dhe shënoi tre herë. Fillimisht, Gumus do të shënonte me penallti në minutën e 80’, ndërsa golat nga Feguli (88’) dhe Diagne (90+4’) vulosin dhe rezultatin e kësaj finaleje. Gallatasaj fiton kështu Kupën e Turqisë, por Akhisarspori i Cikalleshit ishte shumë pranë.

Kupa e Turqisë, finale

Akhisarspor – Gallatasaraj 1-3
Manu 56’ / Gumus 80’, Feguli 88’, Diagne 90+4’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.