Gallatasaraj shet bomberin e skuadrës, Muriqi dhe “ish”-i i Arsenalit në listë

Gallatasaraji është shumë pranë shitjes së kryegolashënuesit të kampionatit turk Mbaje Dianje. Sulmuesi senegalez shënoi 30 gola në edicionin që sapo lamë pas. Sipas gazetës “Haber Turk”, Gallatasaraji ka pranuar ofertën nga ekipi saudit Al-Shabab.

27-vjeçari do të shitet për 16 milionë euro. Drejtuesit e kampionëve të Turqisë i janë futur punës për të gjetur zëvendësuesin e senegalezit. Prej thuajse një muaji po flitet për transferimin e Vedat Muriqit, por sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës nuk është objektivi i vetëm i Gallatasarajit.

Deni Uellbek mund të transferohet në Turqi në ditët në vazhdim. Sulmuesi anglez mbylli bashkëpunimin me Arsenalin dhe tani po shqyrton ofertat e shumta që po vijnë në drejtim të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *