Galica te Tomori zyrtarisht, synohen dy lojtarë nga Superiorja

Tomori njoftoi më parë largimin e Ervis Çaços, ndërkohë që tanimë është konfirmuar afrimi i sulmuesit shkodran Elhan Galica. Një rikthim për të në Berat, pasi ka luajtur edhe në të shkuarën. Prej ditësh sulmuesi ishte vënë nën urdhrat e trajnerit Santiljano Dule, por vetëm sot ka ardhur njoftimi i klubit.

NJOFTIMI – “Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me sulmuesin shkodran Elhan Galica. Sulmuesi, i cili gjatë këtij sezoni ishte pjesë e Adës së Velipojës, ka firmosur një kontratë deri në përfundim të sezonit me të drejtë rinovimi edhe për një vit.

Elhan Galica është një nga futbollistët që ka dhënë shumë për fanellën e Tomorit dhe për këtë meriton respekt maksimal. Futboll Klub Tomori nuk kursehet t’ia kthej dyfish respektin personazheve që ia pasurojnë imazhin”, shkruhet në faqen zyrtare të Tomorit në “Facebook”.

Ndërkohë ka edhe një njoftim tjetër që lidhet me afrimet në skuadër: “Merkato: Tomori është në bisedime të avancuara me një qendërmbrojtës dhe një mbrojtës të djathtë nga Kategoria Superiore, i cili pritet të marrë edhe vendin e Çaços”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *