Galiani rikthehet të flasë për Milanin: Janë forcuar shumë, Piatek si Sheva!

0

Adriano Galiani është padyshim një figurë që nuk harrohet lehtë nga tifozët e Milanit. Ish-administratori i deleguar i kuqezinjve në kohën kur ekipin e drejtonte si president Silvio Berluskoni, ka folur për mediat italiane, duke diskutuar mbi “dashurinë” e tij të vjetër, Milanin.

Galiani është ndalur më së shumti në dyshen e momentin tek ekipi kuqezi, Paketa-Piatek. Dy lojtarët e marrë në merkaton e janarit, kanë sjellë një frymë tjetër te “djalli”, teksa rezultatet flasin vetë. Mbi këtë dyshe, Galiani ka thënë se ëndërron që të bëhen si dyshja e famshme, Kaka-Shevçenko.

“Më pëlqen ky Milan. Janë forcuar shumë në Janar dhe me Paketa e Piatek, tashmë mund të luftojnë deri në fund për kualifikimin në Champions. Piatek më kujton Shevën, e mendova menjëherë diçka të tillë sapo e pashë.

Ëndrra imë është që Paketa-Piatek të bëhën si Kaka-Sheva. Lojtarët kanë ndryshuar, por Gatuzo gjithmonë ka luajtur me 4-3-3. Piatek dhe Paketa kanë rritur ndjeshëm kualitetin e ekipit”, ka përfunduar Galiani.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg