Galiani: Milani nuk është jetim

0

Milani mori 3 pikë të çmuara kundër Xhenoas dhe shkon më i qetë në ndërprerjen e kampionatit.

Megjithatë, administratori i deleguar Adriano Galiani detyrohet sërish të flasë për historinë pa fund të shitjes së klubit te kinezët: “Nuk ka asgjë të paqartë, ka pasur shtyrje afatesh për shitjen e klubit, do të shohim deri në 7 prill. Nëse klubi ndryshon pronar, shumë mirë, përndryshe Milani nuk është jetim. Silvio Berluskoni vazhdon punën, ka 31 vjet që e menaxhon shumë mirë këtë klub, ndaj nuk ka arsye për panik. Skuadra është e qetë, pagat paguhen rregullisht, jemi në garë për Europa League dhe të shpresojmë, pas ndërprerjes na kthehen shumë lojtarë”.

Ndaj Xhenoas shënoi Mato Fernandez: ” Na e kërkoi Montela me çdo kusht, i plotësuam dëshirën. Nuk kemi buxhet të madh, por afruam lojtarë se Deulofeu, Mati, Pashaliç, Suso e Okampos, të rinj të talentuar, por që për arsye të ndryshme nuk kishin shpërthyer në karrierë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here