Galiani: Festova si i çmendur për golin e Zapatës

0

Adriano Galiani nuk është më administratori i deleguar i Milanit dhe për herë të parë pas tre dekadash e ka ndjekur Milanin nga një restorant në Milano, ku është e lehtë të imagjinosh gëzimin e tij pas barazimit të kuqezinjve në minutën e 97-të në derbi.

“Festova si i çmendur te goli i Zapatës. Nuk jam më drejtues, por jam ende tifoz i thekur dhe u lumturova pa masë”, tregon Galiani, i cili u bën komplimente të gjithëve.

” Milani e meritoi barazimin, luajti shumë mirë. Shtesa e gjatë? Ashtu e pësuam ndaj Juves. Edhe Berluskoni ishte i lumtur, komplimente skuadrës dhe Montelës, me të cilin fola pas ndeshjes. Me Fasonen kam marrëdhënie të mira, ndeshjen e ardhshme do jem në San Siro”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here