Fillimi Ballina Gafë në kualifikuese botërori, FIFA përjashton përjetë arbitrin

Gafë në kualifikuese botërori, FIFA përjashton përjetë arbitrin

0

FIFA nuk fal, sidomos kur vihet në dyshim imazhi i saj, goxha i njollosur që nga koha kur plasi skandali që çoi te largimi i Sep Blaterit. Tani qeveria e futbollit botëror po tregohet shumë e kujdesshme dhe sot ka bërë bujë lajmi se një arbitër afrikan është pezulluar përjetë, pas një gafe në kualifikueset e Kupës së Botës 2018.

Bëhet fjalë për një penallti inekzistente fishkëllyer në ndeshjen Afrika e Jugut-Senegal, me arbitrin Xhozef Lamptej që i dhuroi Afrikës së Jugut një penallti absurde, që vendosi fatet e ndeshjes, sepse në fundin e pjesës së parë sfida ishte mbërthyer në shifrat 0-0 dhe gafa e arbitrit i dha avantazhin Afrikës së Jugut, fituese 2-1 në fund, duke hedhur një hap të madh përpara në renditjen e grupit final kualifikues drejt Botërorit.

Siç shihet në video, topi i goditur me kokë nga një lojtar afrikano-jugor shkon mes këmbëve të mbrojtësit të Napolit Kulibali, pa prekur fare dorën, ndaj polemikat ishin të mëdha gjatë dhe pas ndeshjes, me Senegalin që u ankua në FIFA.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here