Gafat i bëhen makth Kariusit, tifozët e “kryqëzojnë” sërish

Loris Karius ishte protagonist në finalen e Ligës së Kampionëve mes Liverpulit dhe realit të Madridit, pasi pasiguria e tij i kushtoi anglezëve trofeun më të rëndësishëm për klube në kontinent. “Gardiani” pësoi dy gola qesharak, duke i dhënë mundësinë “galakikëve” të festonin për të tretën herë radhazi fitimin  Championsit.

Normalisht që pas asaj ndeshje, çdo portier do të kërkonte pak qetësi, pasi nuk është e lehtë për të lënë pas krahëve atë moment jo të mirë, por nuk është aspak e lehtë për të. Kariusi kaloi në Turqi, ku Beshiktashi e priti me shumë dashuri, pa e ditur se “sëmundja” e finales së Championsit do e ndiqte.

Në ndeshjen e Beshiktashit në fushën e norvegjezëve të Sarpsborg, portieri gjerman u ndëshkua që në sekondën e 46-të me një dalje të gabuar. 5 minuta më vonë ai u ndëshkua edhe me golin e dytë, tek i cili sërish kishte faj. Në fund skuadra e tij fitoi me përmbysje., por të kthesh një rezultat 2-0 nuk është e lehtë.

Kaq ka mjaftuar që tifozët ta vënë nën shënjestër, duke i adresuar kritika të panumërta. Nuk ka qetësi për Kariusin, i cili edhe gjatë kampionati nuk i ka evituar momentet e sikletshmet, kur për fajin e tij skuadra është ndëshkuar. Ndonjëherë duhet më shumë se fat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *