Gafat e shoqëruan përgjatë karrierës, Lord Bendtner e kërkon suksesin në botën e medias

Aventura e re me Kopengahenin zgjati vetëm 3 muaj dhe tani Niklas Bendtner po mendon një rrugë tjetër në jetën e tij. Ish-futbollisti i klubeve të njohura si Arsenali apo Juventusi po mendon të lërë futbollin dhe të futet në botën e ekranit.

I njohur për gafat e tij në fushën e lojës, Lord Bendtner tashmë do të jetë pjesë e një “reality show” së bashku me të dashurën e tij modele. Gjithçka pritet të shfaqet në media gjatë pranverës. Edhe pse vetëm 32 vjeç, danezi mund të lërë futbollit të luajtur për t’ju përkushtuar një tjetër aventure në jetë. Ndoshta kjo mund të jetë zgjedhja e duhur për të e që mund t’i sjellë sukses, pasi në fushën e lojës nuk ka ditur të bindte gjithnjë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *