Gafa në mbrojtje i kushton dhe golin e dytë Tiranës

Europa League, turi i parë

Stadiumi “Selman Stërmasi”, ora 17.00, ndeshja e kthimit

Tirana – Makabi Tel Aviv         0-3

Shënues: Shoenfeld 50′, Itzhaki 80′, Rikan 86′

Goli

50′ – Aksion i shpejtë i izraelitëve në krahun e djathtë. Një harkim në shtyllën e parë gjen Shoenfeld të pamarkuar, i cili nuk e ka aspak të vështirë t’i japë topit udhën drejt fundit të rrjetës.

80′ – Gabim amatoresk i prpavijës bardheblu. Një harkim nga krahu i majt përfundin në këmbët e Hoxhallarit, i cili nuk kontrollon ashtu siç duhet dhe nuk merret vesh me portierin Lika, duke i dhënë mundësinë  të sapofuturit Itzhaki mundësinë për të shënuar golin e dytë.

86′ – Rikan finalizon një aksion mjaft të bukur, pas pasimit të  Atzili, mposht lehtësisht portierin Lika.

Tirana: Lika, Doka, Turtulli, Uellison ( Berisha 78′ ), Hoxhallari, Qilimi ( Deliaj 64′ ), Karabeci, Daja, Akua, Merveil, Sentamu. Trajner: Ze Maria. Të gatshëm: Bakaj, Nuri, Cake, Domgjoni, Halili.

Makabi Tel Aviv: Rajkoviç, Dasa ( Shpungin 62′), Tibi, Tal Ben Haim, Davidzada, Atzili, Golasa, Jeini ( Itzhaki 73′ ), Dor Peretz, Kohen ( Rikan 62′), Shoenfeld. Trajner: Zh. Krujf. Të gatshëm: Daniel, Kjartanson, Itzhaki, Azulay, Filipenko.

Kartonë të verdhë: Doka 90+2′ / Davidzada 18′, Peretz 83′, Itzhaki 90+2′

Kartonë të kuq: Sentamu 44′

 

EPISODET

6′ Golasa në hyrje të zonës shkarkon të majtën e tij, por Lika pozicional neutralizon i sigurt topin.

12′ – Merveil provon të surprizojë nga distanca, grushton në vështirësi portieri mik, Rajkoviç.

17′ – Davidzada godet bukur nga brenda zone, vendimtar devijimi i Qilimit, që dërgon topin në këndore.

36′ – Qilimi rrëmben një top në mesfushë dhe vertikalizon për Sentamu, vendimtare ndërhyrja e një prej mbrojtësve miq, duke mos e lejuar sulmuesin bardheblu të rrezikonte portën e Rajkoviç.

40′ – Top i gjatë në drejtim të Davidzada, sulmuesi edhe pse shamng Qilimin në momentin e parë, e humbet kohën për të goditur, duke i dhënë mundësinë mbrojtësit të Tiranës të rikuperpojë gjithçka

41′ – Një veprim i bukur i Merveil i jep mundwsinë Karabevcit që të harkojë një top nga e djathta, spastron mbrojtja mike duke mos pasur shqetësimin e asnjë lojtari bardheblu.

46′ – Merveil avancon i vetëm përpara, pasi shmang bukur një nga mbrojtësit miq godet fort, por topi përfundon pak mbi traversë

62′ –  Një top i larguar jo mirë nga mbrojtja e Tiranës përfundon në këmbët e Kohen, i cili godet bukur, por gjen vetëm shtyllën, me fat Tirana.

65′ – Peretz provon në dy tentativa, në rastin e parë është Hoxhallari që tregohet i kujdesshëm, ndërsa në rastin e dytë topi shkon ngjitur me shtyllën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *