Gafa e vitit, Bordo harron të shënojë lojtarin në listën e Europa League

Klubi i Bordosë është kthyer në objekt talljesh në Francë, pasi dikush në administratën e klubit ka kryer një gabim trashanik. Çështja ka të bëjë me listën e dërguar në UEFA për edicionin 2018/2018 të Europa League, ku në mënyrë të pabesueshme është harruar një lojtar tepër i rëndësishëm.

Bëhet fjalë për afrimin e merkatos së verës, Toma Bashiç. Talenti kroat u ble për katër milionë euro nga Hajduku i Splitit dhe mendohet si ardhmja e mesfushës së klubit, por gabimi në hartimin e listës do ta privojë atë nga pjesëmarrja në Europa League.

Presidenti i Bordosë pranoi gabimin gjatë një dalje për shtyp: “Fatkeqësisht dikush në administratën e klubit bëri një gabim shumë të madh. Nuk kemi çfarë të bëjmë. Duhet të shpresojmë që të kalojmë grupin dhe vetëm atëherë mund ta regjistrojmë lojtarin e lënë jashtë liste”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *