Gafa e “The Sun”, Gjimshitin e bëjnë lojtar të Slavia Pragës

0

Slavia Pragës ka udhëtuar sot drejt Londrës për të luajtur ndeshjen e kthimit çerekfinale të Europa League kundër Çelsit. Tabloidi i njohur britanik, “The Sun”, publikoi para sfidës formacionet e mundshme të skuadrave, por aty ka bërë një gafë të madhe, e cila përfshin dhe mbrojtësin e kombëtares tonë kuqezi, Berat Gjimshiti.

Mbrojtësi ynë është ngatërruar me mbrojtësin e Slavia Pragës, Vladimir Kufal, një gafë e rëndë e një tablodi kaq prestigjioz. Menjëherë, mediat çeke, por dhe ato tjera europiane, nuk kanë ngurruar ta bëjnë publike këtë gafë të “The Sun”, që është kthyer në qendër të vëmendjes. Ndoshta Gjimshiti do të transferohet te Slavia Pragë? Mbetet për t’u parë…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.