Gafa e Kukësit, ndryshimi i trajnerëve ndikon negativisht tek ekipi

1

Skuadra e Kukësit ndryshoi trajnerin, pasi presidenti Safet Gjici shkarkoi austriakun Peter Pakult. Ky i fundit la drejtimin e verilindorëve pas ndeshjes së barazuar me ekipin e Valetës me rezultatin 0-0. Një takim që mund të humbej, pasi paraqitja e kuksianëve ishte skandaloze.

Safet Gjici ndërhyri duke shkarkuar trajnerin Peter Pakult dhe duke rikthyer në krye të Kukësit shkodranin Armando Cungu. Ky i fundit ka gjetur gjuhën e përbashkët me numrin një të klubit dhe do të marrë drejtimin e klubit që sot.

Afrimi i Cungut dhe largimi i Pakultit mund të ndikojë negativisht për lojtarët, pasi në kushtet kur takimi me Valetën është në prag, skuadra ka 2 ditë që nuk stërvitet. Sot duhet të zbresë me patjetër në fushë, përndryshe do të ishte shumë keq për skuadrën verilindore. Tekniku shkodran ka për detyrë të kalojë turin e parë eliminator kundër Valetës.

You might also like
1 Comment
  1. UEFA=MAFIA says

    Me Cungun tani do fitoni Champions League, pa merak! Skuadra leshi! As turin e pare nuk kane bythe te kalojne!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.