“Gafa” e kryeministrit që futi në telashe FSHF-në!

0
EPA/ARMANDO BABANI

 

“Presidentit Duka do t’I kërkoj të mbajë me çdo kush De Biazin në stolin e kombëtares”, lëshoi me spond Rama në pritjen pas arritjes së madhe për në Francë. Por, llogaritë janë të xhepit të federatës dhe futbollit shqiptar, që ka nevojë për investime jo më premtime

 

Anton Cicani

“Do t’I kërkoj presidentit Duka që të mbajë dhe paguajë trajnerin De Biazi, ose do t’I tërheqim pashaportën në mënyrë që të mos largohet nga Shqipëria… Xhani duhet të vazhdojë në stolin e kombëtares”… cit kryeministri i Shqipërtisë, Edi Rama. Nëse s’do të kishte qenë për këtë deklaratë për shtyp të numrit “1” të politikës shqitare, ditën kur kombëtare kuqezi u kthye nga Jerevani me kualifikimin historik në Francë, ndoshta sot s’do të ishte hapur një debat kaq i ndezur mbi rinovimin ose jo të trajnerit, edhe pse ai është automatik deri në 2017-n, por që nëse arrihet akordi verbal, sepse italiani ka mundësi që të prishë akordin qoftë duke paguar një penale. Praktikisht, kryeministri Rama bëri një autogol të jashtëzakonshëm,  ose një publicitet shumë të madh personal. Sepse, aktualisht, me atë mesazh, ka dy rrugë: ose do të fajësohet federata shqiptare fajtore nëse ikën De Biazi dhe s’pranon kushtet e kontratës së re, ose kërkesat ekonomike të tij (flitet për 2-3 mln euro bashkë me stafin e pranishëm) do të shlyhen pjesërisht edhe nga shteti shqiptar, pra si ironi e fatit, nga vetë ne, taksapaguesit…

Me spond – Por, ka edhe diçka tjetër që në këtë histori askush s’ka guxuar ta tregojë dhe që presidenti i federatës shqiptare të futbollit Duka e preku disi në emisionin “Ora Skaner”, ku edhe ishte i ftuar. Ai tha se 12 mln eurot ose më shumë premio të UEFA-s janë të futbollit shqiptar dhe për investimet që do të bëhen në të ardhmen… Pra, fjalimi i kryeminsitrit Rama një ditë pas arritjes së madhe, në një pritje madheshtore në kryeministri teksa populli priste jashtë ashtu si në protestat e mëdha, ishte me një spond… por ende s’dihet se ku donte të godiste. Në fakt, një deduksion i thjeshtë të çon në faktin se edhe Rama ishte në dijeni të premios dhe bonuseve që FSHF do të përfitonte nga shpërndarja financiare e organit më të lartë drejtues të futbollit në Europë dhe e ka përdorur kështu për të “kushtëzuar” Dukën & Co që të shpenzonin pikërisht pjesë të atij shpërblimi për të kënaqur nevojat e trajnerit. Por, si mundet që një kryeministër i një vendi të ndërhyjë në një çështje që i përket eskluzivisht një “qeverie futbolli”, organ i pavarur dhe që, madje, ka fuqinë e saj ekonomike dhe buxheti që i caktohet nga shteti (ndër më të vegjlit në Europë) nuk e ndihmon që të mbarëvajë futbollin. Dakord, kombëtarja është një pjesë e rëndësishme dhe një asset, por duhet thënë dhe se futbolli në vend, ai i stadiumeve për të ardhur keq, i policisë që nuk merret me mbarëvajtjet e ndeshjeve dhe fuqia e dobët ekonomike për të paguar rojet e sigurisë si në gjithë botën, i rrogave të prapambetura, i klubeve që mezi shtyjnë fundin e sezsonit dhe presin nga Bashkitë një dorë, teksa përdoren paturpësisht vetëm në kohë fushatash, ka nevojë për shumë punë dhe shumë dorë. Praktikisht, De Biazi dhe stafi i tij meriton duartrokitje dhe një shpërblim të majmë, ashtu si në çdo punë kur edhe ke arritur suksesin dhe ke mbyllur marrëveshjen e jetës, por në anën tjetër, llogaritë janë llogari. Në këtë mes, mjaftoi një deklaratë e kryeministrit –  të na fali – që në stadium ka nisur të shkojë atëherë kur pa se kombëtarja e Shqipërisë po bëhej një publicitet i bukur kudo në botë dhe ajo që na përfaqëson denjësisht, më shumë se sa politika e këtij vendi, e cila na ka lënë ende në vendnumuro në shumë aspekte.

Pra, çështja e rinovimit dhe meritokracisë (na duket si ajo loja, pula e bëri vezën apo veza pulën…) janë dy krejt të ndryshme: njëra lidhet me shifrat ekonomike, tjetra me publicitetin. Dhe, tek i pari, federata ka të drejtën legjitime për të bërë llogari. Sakaq, nëse shteti do të jetë aq zemërgjërë, mund të kontribojë në rrogën “e re” të trajnerit dhe stafit…

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image