Gafa e De Shilios, në ueb plas ironia

Verë 2017: Leonardo Bonuçi te Milani, Matia De Shilio te Juventusi! Operacione që habitën gjithë Italinë dhe që lumturuan tifozët e Milanit, prej vitesh në pritje të ringjalljes dhe prej kohësh kritikë dhe armiq të De Shilios, i konsideruar Maldini i ri para pak vitesh, por një zhgënjim në fushë dhe jashtë saj, duke iu premtuar Juventusit.

Dje, në Superkupë, erdhi dita e festës për tifozerinë e Milanit: De Shilio gaboi në minutën e 93-të, Lukaku e kaloi me shpejtësi në krah dhe që aty lindi goli i Murxhias, që i dha Superkupën Lacios.

Uebi shpërtheu në ironi: “Faleminderit, Juventus”, “Kabrini, Shirea dhe tani De Shilio. Hiqjani atë fanellë!”, “Të shesësh De Shilion është si të blesh Nejmarin”, “Pas gjithë mallkimeve ndaj De Shilios, më bën këtë dhuratë në minutën e fundit”, “Thoni ç’të doni, por të shesësh Bonuçin dhe të blesh De Shilion është alamet biznesi”, “Tani juventinët e dinë ç’do të thotë të kesh De Shilion në skuadër”, “12 milionë faleminderit”, “Po ato paratë për De Shilion janë paguar? Sepse ku i dihet, mos na e kthejnë mbrapsht!”. Batuta pa fund, jo vetëm ndaj De Shilios, por edhe Alegrit, apo edhe Higuainit, një që finalet i ka fobi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *