Gafa e arbitrit në Shkodër, që ndodh shpesh në Shqipëri

0

U bë shumë zhurmë dje për një gol anuluar Vllaznisë në Shkodër, e preku apo nuk e preku me dorë Arsen Hajdari një top të hedhur drejt zonës, por ndërkohë kaloi pa u diskutuar fare një tjetër ngjarje, që në fakt tregon paaftësinë totale të sistemit të arbitrimit në Shqipëri dhe paaftësinë ose mungesën e dëshirës nga arbitrat tanë për të respektuar rregulloret e FIFA-s.

Bëhet fjalë për penalltinë e gjuajtur dhe humbur nga Elis Bakaj, i cili më pas shënoi, por nuk lejohej ta prekte i pari topin e kthyer nga shtylla. Deri këtu gjithçka në rregull, goli u anulua me të drejtë.

POR, ajo që bie në sy është diçka tjetër dhe që ndodh thuajse në çdo 11-metërsh në Superiore: një numër i madh lojtarësh nga të dyja skuadrat janë futur në zonë pa gjuajtur ende Elis Bakaj. Sa për informacion (në fakt arbitrat e dinë mirë), kur gjuhet penalltia, lojtarët e tjerë duhet të qëndrojnë jashtë zone, ndaj në Shkodër penalltia duhej përsëritur.

Image may contain: people playing sports

Nuk ka rëndësi kush është arbitri, sepse ndodh me shumë arbitra në Superiores. Rrallë sheh penallti të goditura duke respektuar në maksimum rregulloren. Ja një rast se si duhet të gjuhen penalltitë, me asnjë lojtar në zonë (Partizani-Flamurtari para një jave, penalltia e shënuar nga Trashi):

Shihni e gjykoni vetë…

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image