Gabriel Zhezus furtunë ndaj VAR: Amatorë, për çfarë dreqin na e sillni?

0

Brazili fitoi Kupën e Amerikës dhe me shumë gjasa do të harrohet gjithçka shumë shpejt, kur bëhet fjalë për polemikat e gafat e arbitrave, por përveç Argjentinës, edhe Gabriel Zhezus ka arsye pse të jetë i tërbuar pas këtij kompeticioni.

Ylli i Mançester Sitit shkëlqeu në gjithë kompeticionin, ishte vendimtar në finale me asist e gol, por 20 minuta para fundit u përjashtua me një karton të kuq absurd.

Dukshëm i tronditur për kartonin e dytë të verdhë, Zhezus kërkoi llogari tek arbitri që të konsultohej me VAR, ndërsa gjatë daljes nga fusha gati e hodhi në tokë kabinën e VAR.

Më pas, duke qarë shfryu nga shkallët ku ishte ulur, në korridor: “Amatorë, për çfarë e futni VAR kur nuk e përdorni? As faull nuk ishte, më dhanë karton të kuq dhe as morën mundimin të ndaleshin 30 sekonda ta shihnin sërish! Poshtërsira!”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.