Gabriel Zhezus, dëmtim serioz në ligament

Ylli i Brazilit dhe Mançester Sitit, Gabriel Zhezus, do të mungojë për shumë javë pas dëmtimit të pësuar në fund të vitit të shkuar.

Në ndeshjen kundër Kristal Palasit Zhezus doli i përlotur, pas një dëmtimi që nuk e lejoi të vazhdonte lojën. Tashmë janë kryer kontrollet paraprake dhe rezulton se braziliani ka dëmtuar ligamentin anësor të gjurit të majtë.

Nuk ka ende një periudhë të qartë kohore në lidhje me mungesën e tij, por e sigurt është që do të kthehet në formë optimale në mars.

Edhe vitin e shkuar Zhezus mungoi rreth dy muaj për dëmtim, por pari rendiment fantastik sapo u kthye në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *