“Gabova para 9 vitesh pro Skënderbeut”, sinqeriteti i Lorenc Jeminit në karrierë: Ka qenë stimulim ndaj Flamurtarit

0

Nga Klaudio Ndreca

Lorenc Jemini ka pranuar gabimin e bërë në ndeshjen mes Skënderbeut dhe Flamurtarit në sezonin 2010-2011. Asokohe vlonjatët ishin në vendin e parë dhe gjendeshin 7 pikë përpara korçarëve. Në rastin se Flamurtari do të fitonte atë përballje, atëherë do të shkonte drejt titullit kampion. Por fitimi me anë të penalltisë të shndërruar në gol nga Bledi Shkëmbi, ndërroi fatin e sezonit dhe fituese u shpall Skënderbeu. Në “E diell Proces” Jemini e ka pranuar gabimin e bërë dhe që ka vendosur jo pak, megjithëse duhet të theksojmë se pamja nuk ka qenë e qartë.

“Bëhet fjalë për vitin 2010-2011, ka qenë ndeshja Skënderbeu-Flamurtari. Nuk është se jam penduar, por kam gabuar. Nuk ishte penallti, madje është stimulim dhe duhej ta ndëshkoja lojtarin e Skënderbeut me karton të verdhë. Por sigurisht që këto janë momente të vështira dhe mund të zgjidhen vetëm me sistemin VAR”, tha Jemini. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.