Gaboni këmbëngul: Na helmuan në Marok

Para pak ditësh u luajt Marok-Gabon, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Përfundoi 3-0 për Marokun, por pas ndeshjes sulmuesi Pier-Emerik Obamejang akuzoi me një postim në Twitter: “E çuditshme që gjysma e skuadrës u sëmur pas konsumimit ta lëngut të portokallit”.

Tani edhe trajneri i Gabonit Hoze Antonio Kamaço konfirmon historinë: “E vërtetë, lojtarët që pinë lëng portokalli u sëmurën. Edhe unë konsumova pak, por mbeta më shumë në tualet, se në dhomë. Imagjinoni lojtarët, ishte një torturë fizike. E çuditshme që ndodhi ditën e ndeshjes, apo jo? Më kishin paralajmëruar që në Afrikë ndodhin gjëra të tilla, edhe Gabonit i ka ndodhur në Kupën e Afrikës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *