“Gabimet janë pjesë e jetës”, lojtarët e Barçës reagojnë pas eliminimit të turpshëm

Barcelona pësoi një disfatë historike ndaj Liverpulit. Lojtarët katalanas kanë përjetuar ndoshta momentet më “të zeza” të karrierës së tyre. Pas asaj disfate pati një heshtje “vrastare” nga të gjithë. Asnjë prononcim për mediat, asnjë postim në rrjetet sociale. Të gjithë dëshironin një shkëputje nga bota e jashtme për të përtypur atë moment dhe për ta bindur veten se gjithçka vazhdon.

Serxhi Roberto dhe Zhordi Alba kanë qenë dy të parët që kanë thyer akullin. Dy yjet e krahëve të mbrojtjes kanë vendosur të lënë heshtjen dhe të përballen me kritikat. Zhordi Alba e pranon fajin dhe shprehet te çdokush mund të gabojë. Për të është shumë e rëndësishme të ngrenë kokën lart dhe të punojnë.

Serxhi Roberto është më i drejtpërdrejtë. Për 25-vjeçarin ajo ditë ka qenë shumë e errët. Shprehet se askush nuk e ka dashur finalen më shumë se vetë ata dhe falenderon të gjithë fansat, që e kanë mbështetur në këtë moment delikat.

Zhordi Alba- “Gabimet janë pjesë e jetës. Të bëjnë të ndihesh shumë keq. Gjëja më e rëndësishme është mënyra sesi e menaxhon, si reagon. Gjithmone beso në punë, beso tek shokët që të rrethojnë dhe tek skuadra. Puno vazhdimisht për t’u bërë më i miri.”

Serxhi Roberto- “Janë ditë shumë të vështira për ne. Dua t’i kërkoj falje të gjithë fansave që u eliminuam nga Champions League në këtë mënyrë. Ne donim të ishim në finale më shumë se çdokush. Jam i sigurt se unë dhe shokët e mi do të ngrihemi përsëri me mbështetjen tuaj. Faleminderit të gjithëve që na kanë mbështetur në këtë momënt të vështirë. Le që përqëndrohemi te trofetë që na kanë mbetur pa marrë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *