Gabimet e VAR/ Ancheloti ndal konferencën dhe kërkon llogari: Pranoni që keni dështuar dhe unë iki

Sistemi i teknologjisë ka hasur kundërshtime të mëdha në kampionatet europiane për mënyrën e funksionimit të tij. Në Itali teksa VAR po mbate një konferencë për ecurinë e teknologjisë në futboll, trajneri Carlo Ancheloti ka kërkuar fjalën i revoltuar për të shprehur pakënaqësitë e tij. Me tone mjaft kritikuese, trajneri italian ka kërkuar që përfaqësuesit e sistemit të pranojnë se VAR ka dëmtuar cilësinë e ndeshjve.

Ancheloti i referohet disa ndeshjeve të Napolit ku vendimi i arbitrit është ndikuar nga teknologjia, madje duke sjell gabime në gjykimin final. Tekniku është shprehur i qartë në kërkesën e tij duke thënë se do të lejojë zhvillimin e takimit nëse aty pranohej se VAR po merr kontroll dhe kompetenca përtej ekspertve të fushës dhe më pas do të largohej duke mos treguar më interes për çfarë po flitej.

“Në rregull, pas kësaj edhe unë mund të largohem. Thjesht më duhet të di që keni gabuar në ndeshjen Napoli-Atalanta dhe jo vetëm. Problemi kryesor është kush i gjykon ndeshjet?! Ndonjëherë përshtypja është se ndeshjet vendosen nga VAR, por për mendimin tim është gjyqtari që duhet të vendosi. Në përcaktimet e mia ju them se Rocchi dhe Orsato arbitrojnë garat, të tjerët janë më të kushtëzuar. Mund të jetë që një ndihmës me përvojë i VAR komandon. Unë dua të sigurohem që gjyqtari gjykon. Për situatën objektive në rregull, por për ato jo-objektive, VAR nuk mund të jetë ai që vendos për ndeshjet e kampionatit”.- ka thënë Ancheloti mes të tjerash./Sport Ekspres/