“Gabime njerëzore, arbitrat e marrin dënimin”/ Sokol Jareci sqaron gjithçka për futbollin shqiptar

0

Në Superiore është kthyer në kryefjalë arbitrimi pas disa gabimeve. Ekipi i Bylisit ka njoftuar se nëse nuk ka reagim për ta, atëherë do tërhiqen nga kampionati. Ndërkohë në emisionin “E h?na sportive” ka sqaruar gjithçka shefi i sektorit të arbitrimit, Sokol Jareci.

“Arbitrat kanë bërë gabime dhe kjo është evidente. Çudia është se po përsëriten ato gabime që janë bërë edhe më parë. Por duhet të jeni të sigurt se janë njerëzore. Ne e kemi në rregullin e përcaktuar nga Konventa e UEFA-s që nuk duhet të publikohen penalizimet që marrin arbitrat, por të jeni të qetë se ata dënohen. Edhe vetë Armand Duka në seminarin e arbitrimit e tha se të gjithë ata që gabojnë do e marrin dënimin e tyre”, tha Jareci. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.