Gabigol: Me Interin është vetëm një “mirupafshim”

Fiks në ditën e fundit të merkatos, Gabigol ka lënë Interin për t’u transferuar te Benfika. Transferimi i tij ka qenë disi surprizues, por ai ndihet i sigurt se ka marrë vendimin e duhur. Ai uron që kjo të ketë qenë thjesht një “mirupafshim” dhe jo “lamtumirë”.

“Jam i lumtur që kam një shans tjetër dhe që mund të tregoj cilësitë e mia. Oferta ka ardhur dje (pardje) në orën 15:00. Objektivi im është që të arrij të luaj sa më shumë, që të bëj mirë këtu në Portugali dhe të rikthehem tek Interi. Nuk e di çfarë nuk ka funksionuar me fanellën zikaltër, por garantoj se jam angazhuar çdo ditë dhe se do të jem gjithmonë gati. S’kam luajtur, por kam durim. Dua t’i falenderoj të gjithë tifozët për dashurinë që më kanë dhënë në Milano. Forca Inter!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *