Gabigol i paqartë: Rikthehem tek Interi, por nuk e di se ç’do të ndodhë

Janarin e këtij viti Gabriel Barbosa, ose siç njihet nga të gjithë Gabigol, u huazua te Santosi, pasi tek Inter nuk arriti pothuajse kurrë të bëhej protagonist. Periudha e huazimit në Brazil ka shkuar mjaft mirë për sulmuesin, i cili tashmë përgatitet për rikthimin në Milano, pasi në janar do të kthehet te zikaltrit.

Sulmuesi 22-vjeçar ka folur pas përfundimit të kampionatit brazilian, duke thënë se ende është i paqartë për të ardhmen e tij. Braziliani pranoi se do të rikthehet në janar tek Interi, por si fillim do të diskutojë me drejtuesit.

“Ende nuk e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen time. Do të rikthehem tek Interi në janar dhe do të flas me drejtuesit. Tani kam nevojë për pak pushim, agjentët e mi do të mendojnë për pjesën tjetër. Jam i qetë, pasi e kam treguar se çfarë mund të bëj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *