Gabigol elozhe për Interin: Kthehem në një ekip të shkëlqyer!

Gabriel Barbosa, ose siç njihet nga të gjithë në botën e futbollit, Gabigol, ka përfunduar me sukses periudhën e huazimit te Santos, ku ishte një ndër më të mirët për ekipin brazilian, madje ishte dhe pjesë e formacionit të vitit në Serinë A braziliane.

Tashmë, 22-vjeçari do të rikthehet tek Interi, aty ku nuk ka arritur të jetë thuajse asnjëherë protagonist, që në kohën që u ble nga klubi zikaltër në vitin 2016. Gjithsesi, sulmuesi ka folur për mediat në lidhje me rikthimin e tij dhe është shprehur mjaft i lumtur që po rikthehet dhe që ndodhet në një ekip të shkëlqyer.

“Jam i lumtur që po fliten fjalë të mira për mua. Jam i lidhur shumë me klubin e Santosit, por nuk ia mbyll derën asnjë klubi. Po kthehem tek Interi dhe dua të jem i lumtur dhe të luaj, nuk ka rëndësi se ku. Ndihem i lumtur, që jam një lojtar i Interit. Përfundimisht ata janë një ekip i shkëlqyer”, përfundoi fjalët e tij 22-vjeçari brazilian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *