Gabalës nuk i mjafton Xhejms, Agolli feston fitoren me përmbysje

Xhejms Adeni nuk di të ndalet në tokën azere. Ish-sulmuesi i Laçit dhe Skënderbeut ka arritur që të gjejë golin sot në ndeshjen ndaj Karabakut, por realizimi i tij nuk ka mjaftuar që skuadra të marrë qoftë dhe një pikë ndaj kampionëve në fuqi.

Xhejms po kalon një moment mjaft të mirë, çka dëshmohet nga fakti se shënoi golin e tij të 5 në 12 ndeshjet që ka zhvilluar. Kujtojmë që nigeriani shënoi dhe një javë më parë për Gabalën.

Në anën tjetër ka gëzuar fitoren 1-3 me përmbysje Ansi Agolli që këtë ndeshje e ka nisur titullar. Nga stoli e niste Sabjen Lilaj, ndërsa në fushë zbriste ish-lojtari i Kukësit, Rauf Alijev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *