Futbollistja e kombëtares kuqezi debuton me skuadrën italiane

0

Futbolli i femrave në Shqipëri po rritet dita-ditës dhe futbollistet shqiptare që luajnë me ekipe të njohura janë shtuar. Emri më i fundit është i futbollistes së talentuar, Alma Hilaj. Sportistja shkodrane ka debutuar sot me skuadrën italiane të Florentia, në takimin përballë Kievo Veronës.

Alma Hilaj me fanellën e Florentia

19-vjeçare ka luajtur për 90 minuta, duke bërë një ndeshje të mirë, por nuk arriti të kontribuojë për skuadrën e saj, e cila u mposht. Gjithsesi, e ardhmja e futbollistet duket e ndritur dhe kjo sfidë ishte vetëm hapi i parë i saj në karrierën që premton shumë.

Kampionati italian për femra ka shumë kualitet, me skuadra të njohura që investojnë shumë, si Milan, Juventus apo Inter. Ky është sezoni i tretë për Hilën që luan në Itali dhe është pjesë e kombëtares kuqezi për femra.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.