Futbollisti shqiptar nuk i beson tamponit, Emini: Shpresoj të jetë gabim, do bëj prapë test nesër

Izair Emini do të bëhej i pari futbollist shqiptar që do të rezultonte pozitiv në testin për Koronavirus. Edhe pse pa simptoma, tamponi për sulmuesin e Dritës tregon se është mbartës i virusit. Lojtari, që më parë ka mbajtur veshur edhe fanellën e Kukësit në Superiore, ka kryer testin në spitalin “Sistina” në Shkup të Maqedonisë së Veriut, nga ku shprehet edhe në lidhje me këtë çështje. Emini shpreson në ndonjë gabim të mundshëm dhe nuk u beson syve për një lajm të tillë. Për këtë arsye bën me dije se do të testohet sërish ditë ne nesërme.

“Jam mirë me shëndet, po shpresoj që është bërë ndonjë gabim, do të bëj testin përsëri nesër. Nuk kam pasur ndonjë shenjë të virusit deri më tani. Duhet të qëndroj i vet-izoluar në bazë të rekomandimeve për 14 ditë”, ka thënë Izair Emini. Ky i fundit nuk do tëmund t’i bashkohet Dritës për të vijuar strvitjen në grup me skuadrën, pasi duhet të ndjekë rregullat e izolimit, duke bërë që të krijohet një problem i madh me të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *