Futbollisti më seksi në Superiore? Nevina Shtylla bën zgjedhjen e saj

Të gjithë keni parë që këtë edicion përkrah Edi Manushit në “Procesin Sportiv” në “Top Channel” qëndron një vajzë mjaft simpatike, por e cila është e njohur në botën e ekranit, pasi më herët ka qenë pjesëmarrëse në shumë projekte mediatike, por që nuk kishin lidhje me sportin. Nevina Shtylla u përzgjodh për të qenë bashkëmoderatore në emisionin sportiv të së hënës mbrëma.

https://www.instagram.com/p/BppTKHxFdws/?taken-by=dojnamema

Bukuroshja do të jetë në një intervistë këtë të shtunë në emisioni “Pop Culture” me Dojna Meman, ku do të flasë rreth jetës së saj, por dhe eksperiencës në botën e sportit. Edhe pse intervista e saj do të jepet në fundjavë, paraprakisht është shpërndarë një përmbledhje, ku shihet se nuk kanë munguar ndoshta dhe pyetjet disi provokative.

E pyetur se kush është futbollisti më seksi në Superiore, Nevina është menduar pak, por më pas nuk ka nguruar që të japë një përgjigje. Jurgen Bardhi është futbollisti që sipas saj bën diferencën nga pjesa tjetër. Të shtunën ndoshta do të mësojmë më shumë për moderatorin kinge të Procesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *