Futbollisti i Erzenit: Na kërcënoi kryebashkiaku!

0

Skandalet në Kategorinë e Parë nuk kanë të sosur dhe duke qenë se garës po i vjen fundi, shumë ekipe, duan të realizojnë objektivin, për t’u ngjitur, apo për të mos rënë nga gara. Të premten, në Shijak u luajt ndeshja Erzeni-Besëlidhja, mes dy ekipeve që luftonin për Superioren, por që në fund përfundoi me akuza të mëdha nga vendasit si për gjykimin, por edhe tifozët karshi lojtarëve se ata toleruan. Dje, në faqen e Erzenit në “Facebook”, e cila përdoret nga tifozët, është publikuar edhe ka mbërritur edhe një sms, nga një prej futbollistëve shijakas, i cili ka kërkuar që të mbetet anonim, duke denoncuar skandalin si dhe kërcënimin se do të mbetej tërë skuadra pa rroga në qoftë se nuk fitonte Besëlidhja. Një urdhër i tillë ka ardhur nga vetë kryetari i Bashkisë së Shijakut! Ky është një skandal dhe duket se edhe politika, po përfshihet në futboll në ndeshjet e fundit, duke bërë që dashje pa dashje, të prishet edhe gara dhe bukuria e kampionatit edhe pse FSHF-ja për të shmangur pazaret apo tolerimet, në fillim të sezonit përdori formulën aktuale. Mirëpo, duket se tashmë, është “politika”, së cilës duket se edhe vetë FSHF-ja e ka të vështirë që t’i gjejë ilaçin… dhe formulën!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here