Futbollistët vegjetarian, listën e kryesojnë Gnabri e Bejerin

0

Gjatë viteve të fundit është rritur shumë numri i personave që zgjedhin të zhdukin nga dieta e tyre mishin dhe të gjitha produktet që prodhohen nga kafshët si vezët, qumështi, mjalti etj.

Sigurisht nuk do shumë mend për të kuptuar që një dietë e tillë është shumë e vështirë për të ndjekur nga një futbollist, për faktin  e thjeshtë se produktet e mishit dhe bulmetit janë të domosdoshme për të plotësuar nevojat kalorike dhe nuitricionale.

Megjithatë, ka disa që ia dalin duke pavarësisht vështirësive të mëdha. Emrat që bien më shumë në sy janë atë të futbollistit të Arsenalit Hektor Bejerin dhe sulmuesit të Bajern Mynihut, Serzh Gnabri.

Problemi më i madh për atletët që zgjedhin këtë lloj diete është plotësimi i  sasisë së duhur të proteinave, që për një atlet profesionist është tejet e lartë. Për të sqaruar këtë enigmë ka ndërhyrë kuzhinieri i Bajernit, Alfons Shubek, i cili shpjegoi se si është dieta që Gnabri ndjek tani: “Serzh (Gnabri) është kthyer në një vegan prej disa javësh. Po mbikëqyrim me kujdes për të bërë të sigurt se po ushqehet siç duhet. Si një atlet profesionist që shpenzon shumë energji ai duhet të marrë me patjetër kaloritë e duhura, është shumë e rëndësishme që të konsumojë ushqime me bazë të lartë proteine. Më kryesoret për të janë thjerrëzat dhe fasulet.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.