Futbollist, profesor dhe poliglot/ Historia e ish-lojtarit të Kastriotit: Vetëm shqipen nuk kuptova!

Një histori e veçantë vjen nga Pablo Gallego, sulmuesi 26 vjeçar i lindur në Spanjë. Përpara një viti ka qenë pjesë edhe e Kastriotit në Shqipëri, ndërsa karriera e tij ka përshkruar ligën e dytë në Spanjë, elitën e Greqisë dhe tani Nikaragua.

Por sulmuesi Gallego është i arsimuar, madje në fillimet e tij teksa stërvitej si një “plan B” kishte edhe profesionin e arsimtarit. Ai po vazhdonte shkollën për t’u diplomuar si një mësues anglishte. “Jeta nuk është e parashikueshme, nuk ka rëndësi sesa lartë t’i mund të jesh. Gjithmonë duhet ta kesh një plan B, pasi futbolli është si jeta. Sot je lartë, ndërsa nesër përfundon poshtë”.

Gallego është gjithashtu një poliglot, ndërsa përveç spanjishtes si gjuhën e vendlindjes, zotëron gjuhën angleze dhe frëngjiste të studiuar, por edhe atë greke. “Unë isha në Shqipëri dhe nuk arrita dot të mësoj asgjë. Kjo pasi ajo gjuhë e tyre nuk kanë të bëjnë fare me rrënjën latine”, do të shprehej Gallego. /Sport Ekspres/