Futbolli spanjoll në zi, vdes katalanasi i talentuar

Cilësohej si një nga premtimet më të mëdha të futbollit spanjoll, por Aleks Perera ka ndërruar jetë në moshën 12-vjeçare. Vogëlushi ndihej keq gjatë periudhës së festave, ndërsa nuk dihen akoma shkaqet e kësaj humbje të parakohshme.

Vdekja e djaloshit ka tronditur botën e futbollit në vendin iberik, por jo vetëm. Parera ishte kapiteni i ekipit U13 të Granolers, ekipit katalanas që militon në divizionin e katërt.

Aleks Perera ka ndërruar jetë. I gjendemi afër familjes dhe miqve në një moment kaq të vështirë. Gjithë bota e futbollit do t’iu kujtojë, kapiten. Ylli yt do të ndriçojë përgjithmonë. Lamtumirë vogëlush, u prehsh në paqe”, shkruan komunikata e klubit nga Katalunja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *