“Futbolli si antidepresant, një formë mbijetese”, trajneri i Gjimshitit kundër rrymës: Të luajmë sërish

Të gjitha Federatat e futbollit dita ditës po shkojnë drejt së njëjtës rrugë, asaj të pezullimit të kampionateve të tyre respektive. E para ishte Serie A e më pas u pasua nga Spanja, ndërsa të njëjtin fat kanë pasur edhe disa ndeshje në Europa League si dhe ato të javës së ardhshme në Champions League. Shumica e gjykojnë këtë si masën e duhur të mbrojtjes nga përhapja e Koronavirusit, por trajneri Atalantës së Gjimshitit ndan një tjetër pikëpamje.

Gasperini del kundra rrymës dhe kërkon të rikthehet sërsish te stadiumet me dyer të mbyllura, megjithëse në kampionatin elitar së fundi janë konfirmuar edh dy lojtarë të prekur nga COVID-19. Por trajneri italian tregon se, pavarësisht se rregullat e vendosura për këtë situatë aspak të lehtë duhet të zbatohen, futbolli është një formë mbijetese dhe shërben si antidepressant në këtë kohë kur të gjithë çmenden nga ideja e të izoluarit nëpër shtëpitë e tyre.

“Kur u kthyem në Bergamo nuk pati tifozë që na prisnin e kjo me të drejtë. Por që prej këtij mëngjesi kemi marrë qindra mesazhe nga njerëz që për nëntëdhjetë minuta kanë menduar vetëm për topin. Futbolli si një antidepresant, si një formë mbijetese, është kjo mënyra se si e konsideroj unë. Zakonet janë të rëndësishme, dhe jo vetëm për ne italianët. Por shikimi i një loje mund të jetë terapeutik. Ata donin të jepnin një sinjal të fortë, bah. Duhej të vazhdonim me dyert e mbyllura, kështu mendoj”, shprehet Gasperini./Sport Ekspres/

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *