Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta Fadil Vokrri

Futbolli i Kosovës dhe ai mbarëshqiptar janë në zi, sepse është shuar Fadil Vokrri, ish-futbollist legjendar dhe Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës. Vokrri pësoi një atak kardiak mëngjesin e sotëm dhe ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në moshën 58-vjeçare, raporton Indeksonline.

Vokrri është një ndër futbollistët shqiptarë më të mëdhenj të të gjitha kohërave, duke luajtur në karrierën e vet nga Prishtina e deri te Partizani i Beogradit, Nimë e Fenerbahçe, përveçse ka qenë anëtar i ish-Jugosllavisë, kur Kosova ishte pjesë e saj.

Prej vitit 2008 Vokrri ka marrë pozicion e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, duke pasur edhe këtu një rol historik, sepse nën drejtimin e tij Kosova u njoh në arenën ndërkombëtare, duke marrë pjesë në kualifikueset e Kupës së Botës dhe duke futur klubet kosovare në kupat e Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *