Futbolli rus në zi, “mjegull” rreth vdekjes së lojtarit të Lokomotivës

Futbolli rus është në zi për vdekjen e lojtarit të  Lokomotivës së Moskës, Aleksei Lomakin. 18-vjeçari ishte larguar nga shtëpia prej disa ditësh, ndërsa shkaqet e vdekjes së tij janë akoma të paqarta.

Jemi të shokuar nga tragjedia e ndodhur. Klubi i Lokomotivës dëshiron të shprehë ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të Alekseit. Detajet do të sqarohen së shpejti”, lajmëronte klubi i Lokomotivës në Twitter, ndërsa prindërit e Lomakin mësuan sot lajmin e zi.

Ata kishin shpallur humbjen e djaloshit prej një jave, por fundi ka qenë i hidhur. Nuk përjashtohet opsioni i vetëvrasjes për fantazistin e Lokomotivës, i cili ishte pjesë e ekipit të rinjve të klubit kryeqytetas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *