Futbolli po rikthehet përsëri, La Liga përcakton datën për rinisjen e kampionatit

0

Situata nga pandemia Covid-19 po shkon drejt përmirësimit dhe të gjitha ligat e futbollit po mundohen të rinisin sezonin e lënë përgjysmë që prej dy muajsh. Humbjet kanë qenë të mëdha për këtë arsye rinisja është mundësia më e mirë për të zbutur dëmet e mëdha financiare për arkat e klubeve. Ndërkohë disa kampionate europiane kanë përcaktuar edhe datat se kur do të zbresin sërish në fushë, ndërsa një hap të tillë e ka hedhur edhe La Liga.

Sipas “AS” në Spanjë kanë vendosur datën 12 qershor për të luajtur sërish futboll, e në rast se nuk do të jetë e mundur atëherë do të shkojnë në planin B, që merr jetë vetëm një javë më pas, në 19 qershor. Një datë e tillë është mëse e favorshme për klubet spanjolle, të cialt do të kenë plot 1 muaj kohë për t’u stërvitur në mënyrë që të rrisin formën e tyre fizike. Kampionati do të synohet të zhvillohet i gjithi në muajt qershor dhe korrik, ndërtsa gushti është i rezervuar për Champions League dhe për Europa League. Megjithatë data e vendosur duhet të marrë edhe konfirmimin e Këshillit të Lartë të Sporteve dhe nga Ministria e Shëndetësisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.