Futbolli në plan të dytë, përballje ferri në kualifikueset e aziatike

0

Konfederata Aziatike e Futbollit ka hedhur ditën e sotme shortin përbashkët të grupeve të kualifikueset e Botërorit Katar 2020 dhe Kupës së Azisë 2023. Ajo që bie në sy është fakti se në shumë nga përballjet nuk do flitet në radhë të parë për futboll, kjo për shkak të situatës së tensionuar politike midis shteteve në Lindjen e Mesme dhe Lindjen e Largët.

Përballja që bën më shumë bujë është derbi i Gadishullit të Koresë. Megjithëse Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut fshehin tensionet kur vjen puna tek evenimentet sportive, por historia e veçantë midis dy popujve të të njëjtit gjak bën që kjo përballje të mos flasë vetëm për futboll.

Në grupet e tjera nuk kishte si të mungonin përballjet delikate midis shteteve të Lindjes së Mesme, duke marrë parasysh situatën e nxehtë gjeopolitike që ka shoqëruar këtë rajon gjatë viteve të fundit. Në grupin C kemi një përballje Iran – Irak, dy shtete këto që tri dekada më parë u përfshinë në një luftë të përgjakshme që solli mbi 1 milionë të vrarë.

Akoma më e rëndë situata në    Grupin D, ku Arabia Saudite do ketë kundër Jemenin dhe Palestinën, të dyja këto shtete nuk gëzojnë prej vitesh raporte të mira me superfuqinë e lindjes së mesme.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.