Futbolli kthehet në boks, Kamza denoncon dhunën në Shënkoll

0

Ashtu si pritej, ka qenë një ndeshje tepër e nxehtë ajo në Shënkoll, ku Kamza u ndal sot te barazimi 0-0.

Ishte një sfidë me shumë tension, për shkak se Shënkolli luajti fort, duke u bërë sërish barrikadë dhe duke i bërë një nder Besëlidhjes fqinje.

Ndërkaq, në fundin e takimit ka pasur edhe konflikt fizik, me drejtuesit e Kamzës që akuzojnë presidentin e Shënkollit Artan Djala për dhunë.

Nën akuzë kanë përfunduar edhe forcat e rendit, që nuk kanë bërë asgjë për të qetësuar situatën, por në stadium ka qenë i pranishëm edhe presidenti i Besëlidhjes, Gjokë Noka, i cili gjithashtu, sipas kamzalinjve, ka marrë pjesë në përplasjen fizike.

Me sa duket, ngjitja në Superiore po zgjidhet me boks.

Image may contain: one or more people, sky, grass and outdoor

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here