Futbolli kalon caqet/ Ish-sulmuesi kolumbian për zënkën me Chilavert: Mafia më kërkoi ta vrisnin

Futbolli në Amerikën e Jugut shkon përtej sportit dhe këtë e ka vërtetuar edhe ish-futbollisti kolumbian Faustino Asprilla. Gjithçka ka të bëjë me atë zënkë mes tij dhe portierit të Paraguajit, Chilavert, që u kushtoi të dyve një karton të kuq. Por gjërat kanë shkuar aq larg sa mafia i ka kërkuar dritën jeshile për të vrarë kapitenin paraguajan. Ka qenë vetë ish-sulmuesi i Parmës që ka rrëfyer këtë histori, që fatmirësisht nuk pati një fund të tillë.

“Ishte një ndeshje mes Paraguajit dhe Kolumbisë për kualifikueset e Botërorit 1998, gjatë së cilës unë dhe portieri Chilavert patëm një zënkë që na nxorri të dy jashtë fushe me karton të kuq. Më pas unë mora një telefonatë nga një trafikant droge i njohur. Ishte Julio Fierro që në të shkuarën ka qenë edhe në krah të Pablo Escobar-it.

Ai më kërkoi të shkoja në hotelin e tij, ku e gjeta të shoqëruar me 10 persona të tjerë. Ishin të gjithë të dehur dhe në shoqërinë e femrave nga Paraguaji. Ai më kërkoi që të autorizoja  dy prej njerëzve të tij që të vrisnin Chilavert-in. ‘A je i çmendur? Çfarë ndodh në fushë qendron në fushë’ ishte përgjigja ime. Fatmirësisht në fund u kuptuam”, është rrëfyer Faustino Asprilla./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *