“Futbolli është një lojë e bukur, në fund fiton gjithmonë Klopi”

Vepra që po bën Liverpuli në këtë sezon në Premier League është e gjitha për t’u marrë në studim. Shumë mite të thyera për atë që mbahej si kampionati më i paparashikueshëm në Europë, ku është e vështirë që të bëhen dy fitore radhazi.

Por Liverpuli me triumfin e sotëm ndaj Wolves në shifrat 1-2, shkon në 14 fitore radhazi. Teksa jemi në muajin janar, skuadra e drejtuar nga Klop nuk e ka provuar ende shijen e humbjes. Ndërkohë që rezultati ishte 1-1 në mbrëmjen e sotme dhe të gjithë prisnin ndalesën e të paktën një barazimi, Firminjo i dërgoi shifrat në 1-2 në minutën e 84. Ndoshta edhe Lineker duhet të përditësoj thënien e tij: “Futbolli është një lojë e bukur, por pas 90 minutash fiton gjithmonë Liverpuli, ose më saktë, Klopi”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *