Futbolli e ka një fund, legjenda ruse var këpucët pas 19 vitesh

0

Sulmuesi i njohur rus, Andrei Arshavin ka varur këpucët në gozhdë, duke lënë pas një karrierë të suksesshme, që filloi 19 vite më parë në skuadrën e Zenitit të Shën Petersburgut. Lajmin për dorëheqjen e 37-vjeçarit e ka bërë të ditur klubi i Kairat Almatit, ku Arshavin luante prej tri sezonesh.

Shpërthimi i Arshavin ishte në “Euro 2008”, ku udhëhoqi Rusinë deri në fazën gjysmëfinale së bashku me lojtarë të tjerë me emër si Roman Pavliçenko dhe Juri Zhirkov. Paraqitjet e mira i siguruan një transferim në Angli tek Arsenali, ku përveç një ndeshje ku shënoi katër gola ndaj Liverpulit, nuk arriti të shkëlqente ashtu si në Europian.

Arshavin u rikthye te Zenit, ku luajti për dy sezoni. Pas një eksperience të shkurtër te Kuban Krasnodar, mëngjarashi u transferua në kampionatin kazak, ku luajti për skuadrën Kairat Almatit me të cilën pati fatin të udhëtonte dy herë drejt Shqipërisë në kualifikueset ndaj Teutës dhe Skënderbeut.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.