Futbolli bashkon njerëzit, shembulli vjen nga tribunat

0

Edhe pse ndeshja mes Shqipërisë dhe Skocisë është programuar për ditën e nesërme, tifozët nuk u është duruar deri atëherë, teksa kanë zbritur vetë në fushë. “Tifozët Kuq e Zi” kanë sfiduar tifozët miq në një takim miqësor të zhvilluar në fushat sportive në Kamzë.

Është ndarë në barazim 1-1 kjo ndeshje, e cila është një mesazh për të gjithë, duke treguar se futbolli duhet të bashkojë njerëz. në fund shtrëngim  duarsh dhe foto mes të dyja palëve. Ky duhet të jetë mesazhi që të gjithë duhet të marrim.

Rrallëherë mund të ketë pasur një atmosferë më të mirë midis dy tifozerive se sa kjo para ndeshjes së nesërme ndaj Skocisë. Gjatë ditës së sotme tifozët skocezë kanë festuar në rrugët e Tiranës e Shkodrës pa shkaktuar asnjë lloj shqetësimi, duke lënë përshtypje të mira te të gjithë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.