Futbolli bashkon njerëz, trajneri i Leisterit tregon gjestin e Shmajkëll

Në botën e futbollit ndodh që lojtarët dhe drejtuesit të krijojnë raporte miqësie përtej asaj kontrate që i lidh. Portieri i Leisterit ka qenë vërtetë një njeri i afërt i ish-presidentit që ndërroi jetë nga aksidenti i ndodhur pak ditë më parë. Trajneri Klod Pyel ka treguar se këtë situatë po e vuan e gjithë skuadra, por më shumë nga të gjithë është portieri Kasper Shmajkëll, i cili në ditën e tragjedisë ka nxituar menjëherë për të hyrë në aeroplan, për t’i dhënë ndihmën e parë personave që ishte në bord, por policia nuk e kishte lejuar, kjo pasi  flakët ishin shumë të mëdha dhe ishte e pamundur që një njeri të afrohej dhe të mos lëndohej.

Gazetarët kanë pyetur numrin një të “dhelprave” në lidhje me veprimin e  portierit danez, por ky i fundit ka preferuar që të flasë në përgjithësi, duke mos u ndalur te detajet. “Nuk dua që të jap shumë detaje. Shmajkëll po kalon një moment shumë të vështirë, për të mos thënë të tmerrshëm. Si ai dhe të gjithë lojtarët e tjerë po e përtojnë shumë këtë ngjarje që i ka ndodhur presidentit tonë. Jemi mjaft të mërzitur nga kjo ngjarje. Kjo situatë na ka bërë që të kalojmë një javë shumë të trishtuar.

“Nuk e kemi pasur mendjen që të luajmë futboll tani, por ne do të luajmë për nder të njeriu tonë që bëri shumë për këtë klub, duke nisur që nga ndeshja e radhës dhe në vazhdim. Nuk ka shumë rëndësi rezultati, por dëshira jonë, ne duhet të bëjmë më të mirën në fushën e blertë. Duhet të nderojmë presidentin tonë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për ne. Ne duhet të luajmë për të dhe për familjen e tij, djalin e tij “Topi”, por e them sërish se jemi të dëshpëruar në maksimum. Është një moment shumë i vështirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *