Futbolli anglez në zi, vdes në aksident ish-futbollisti i Aston Vilës dhe Boltonit

Ish-mbrojtësi i Aston Vilës dhe Boltonit në kampionatin anglez, Xhejlojd Samuel, ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik.

Lajmi është dhënë nga Federata e Futbollit të Trinidad-Tobagos, që ka lëshuar një komunikatë për shtyp: “Morëm lajmin e tmerrshëm se ish-mbrojtësi i kombëtares sonë Xhejlojd Samuel ka vdekur në një aksident rrugor sot në Angli. Sipas raportimeve, Xhejlojd po kthehej në shtëpi pasi kishte çuar fëmijët në shkollë dhe një makinë e përplasi për vdekje. Federata dhe ish-shokët e kombëtares i çojnë ngushëllimet më të ndjera familjes në Angli dhe të afërmve në Trinidad-Tobago”.

Ish-futbollisti 37-vjeçar ishte ndarë nga futbolli profesionist në vitin 2015, ndërsa ka luajtur mbi 300 ndeshje në futbollin profesionist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *