Futbolli 2-1 Koronavirusi! Gjermania merr hapin e madh, pandemia tërhiqet nga stadiumet

Nga Klaudio Ndreca

Koronavirusi po vazhdon që të mbajë të mbërthyer gjithë Europën, duke ndryshuar tërësisht rutinën dhe jetën tonë, megjithëse në këto momente numrat e infektimeve janë duke rënë. Shumë shtete kanë nisur me fazën e dytë, atë të lehtësimit.

E sigurisht që në plan të parë për to është edhe futbolli, pasi është një biznes dhe industri e fuqishme që ka të punësuar shumë persona. Ndërkohë nga ana tjetër, fillimi i futbollit është edhe një dritë jeshile për të kthyer jetën normale.

Kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel, ka dhënë përfundimisht aprovimin e saj që futbolli në këtë vend të nis në mesin e muajit maj. I vetmi dyshim është nëse do të jetë data 15 apo 22 maj ajo që do të kthejë ekipet në fushën e lojës, por ajo që mund të thuhet është se futbolli ka kaluar në avantazh ndaj pandemisë, 2-1. Pasi COVID-19 do të tërhiqte futbollin ashtu siç nuk kishte ndodhur as në kohën e luftës, tashmë është momenti që të largohet pandemia nga stadiumet. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *