Futbolli 1-0 Koronavirusi! Në Angli japin vendimin e fundit, “Premier League” e sfidon me tifozë në fundjavë

0

Koronavirusi është shpallur pandemi në orët e fundit dhe vazhdon të pushtojë të gjithë botën, duke rritur së tepërmi numrin e të infektuarve. Ndërkohë që shumë stadiume, kampionate dhe vende në Europë kanë anulluar gjithçka, vendi ku ka lindur futbolli e sfidon hapur këtë marrëzi që na ka mbajtur të mbërthyer së fundmi.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen normalisht në “Premier League”, është njoftimi që vjen nga Anglia. Pra jo vetëm që ndeshjet nuk do të shtyhen siç ishte thënë më herët, por do të luhen edhe me tifozë. Një mendim të tillë kishte edhe trajneri i Atalantës, Gasperini, për të mos e lënë Koronavirusin që të përparojë edhe në aspektin psikologjik ndaj njerëzve. Jeta vazhdon normalisht, të paktën nga Anglia vjen ky rezultat. Mund ta shihni edhe ndryshe, futbolli ka kaluar në avantazh. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.